Connect with us

Lajme

“Kushtetuesja” nuk njeh Arta Vorpsin: Detyrën e fillojnë anëtarët e betuar para Presidentit

Publikuar

Gjykata Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të re të këtij institucioni. Në reagimin e shpërndarë pak minuta më parë vihet theksi te fillimi i detyrës për tri anëtarët e betuar para Presidentit të Shqipërisë.

“Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, theksohet në deklaratë, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse emrat e tri gjyqtarëve nuk përmenden në deklaratën e parë, ditën e djeshme ishin Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari që u betuan para Presidentit si anëtaret e reja të ‘Kushtetueses’. Sa i përket Arta Vorpsit, ajo nuk e bëri betimin para Presidentit, por tek një notere, veprim që shkaktoi shumë reagime.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka shuar çdo dyshim sa i përket mandatit midis Xhaferllarit dhe Vorpsit, me listën e publikuar në faqen zyrtare:

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi.

  1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
  2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
  3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
  4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
  5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK