Connect with us

Religjion

Dhjetëshja e artë e Ramazanit

Publikuar

më

Hfz. Mehas Alija

Çdo çast dhe kohë e Ramazanit është me vlera të posaçme dhe me bekim. Mirëpo, fundi i tij është i artë, është plotë mirësi e begati. Kjo pjesa e fundit, kjo dhjetëshja e fundit, i ngjan atij metrazhi të fundit të garuesve, të cilët, në fund e japin maksimumin për ta fituar cakun, për ta arritur fitoren.

Pejgamberi a.s. në dhjetëshin e fundit përpiqej në ibadet deri në maksimum, e kërkonte natën Kadrit dhe mirësitë e saj. Hz. Ajsheja r.a., bashkëshortja e tij, na tregon: “Pejgamberi alejhis-selam në dhjetëshin e fundit përpiqej në ibadet më shumë se në çdo ditë tjetër.” (Muslimi)

“Pejgamberi alejhis-selam kur vinte dhjetëshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadete) dhe zgjonte familjen e tij prej gjumi…” (Muslimi)

Le të mendojmë pak në lidhje me frazën “i ngjallte netët – jahja el-lejl”, sikur netët të ishin të vdekura, e ai me përkushtim dhe ibadet i ngjallte. Sipas kësaj, kemi edhe kohë të vdekura, por ka edhe të gjalla, sikur që ka vende të vdekura, e ka edhe vende të gjalla. Po ashtu, ka zemra që janë të vdekura dhe ka të tilla që janë plotë gjallëri. Gjallëria vije në shprehje kur i nënshtrohemi dhe i përulemi Krijuesit, përmendim dhe lartësojmë emrin e Tij, ndërsa vdesim atëherë kur tregohemi të plogësht dhe të shkujdesur.

Në këtë mënyrë, në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit, Pejgamberi a.s. bëhej më i gjallë, si jo më parë, futej në i’tikaf dhe shkarkohej nga ngarkesat e kësaj bote, duke u veçuar e duke u përkushtuar te madhërimi i Krijuesit të vet, All-llahut fuqiplotë.

Prandaj në këto ditë dhe net muslimanin dhe muslimanen nuk e sheh përveçse duke u falur, duke lexuar Kuran, duke e përmendur Allahun, duke bërë lutje, i përulur dhe i nënshtruar, si dhe nuk dëshiron që t’ia tejkalojë askush për në vepra të mira që e afrojnë tek All-llahu.

O garues, mbajeni frymën dhe fuqizoni hapin, ta fitojmë dhjetëshen e artë të këtij Ramazani!

(02.05.2021, e diel)

(Islampress.ch)

Lajme48 minutes ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme52 minutes ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme2 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë2 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme2 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni2 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë2 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë2 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport2 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Maqedoni2 hours ago

Aksion policor në Shkup: 5 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe një 16-vjeçar!

Maqedoni3 hours ago

Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!

NA NDIQ NË FACEBOOK