Connect with us

Kosovë

Turqia do të ekstradojë të dyshuarin amerikan të  ISIS-it  që u bllokua në kufi

Publikuar

Turqia thotë se do të ekstradojë një qytetar amerikan që dyshohet të jetë militant i Shtetit Islamik pasi  ai nuk u lejua të hynte në Greqi, dhe u bllokua në kufirin në mes Turqisë dhe Greqisë.

Militanti i dyshuar  sipas Agjencisë së Lajmeve Demiroren të Turqisë  quhet  Muhamed Darëis B dhe thuhet se është një qytetar amerikan me origjinë jordaneze, shkruan BBC.

Turqia  ka nisur dëbimin  e disa luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik.

Ministria e brendshme e vendit tha se kishte filluar procesin e ekstradimit të shtetasit amerikan dhe ShBA-ja ka rënë dakord që ai të kthehet, përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK