Connect with us

Lajme

Plagosja në zyrën e PD-së në Kavajë, arrestohen autorët

Publikuar

Policia vuri në pranga autorin e plagosjes në zyrën e PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi së bashku me Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Këta persona akuzohen se dy ditë më parë sulmuan sekretarin e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike.

Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por policia arriti ta gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vë në pranga./ A2 CNN

.

NA NDIQ NË FACEBOOK