Connect with us

Lajme

Mungesë respekti/ Xhaferi ftoi seancë në kohë iftari, bojkoton opozita shqiptare!

Publikuar

Pas përfundimit të senacës së 32-të, kryeparlamentari, Talat Xhaferi në të njëjtën ditë ka ftuar seancë të re në të cilën do të kalonte pakoja e pestë e pasave anti-krizë.

Xhaferi i ka ftuar deputetët që të fillojnë me seancën e 36-të por ajo që bie në sy është ora 19 e 20 minuta, pra, 1 minut para se të fillonte iftari i cili sot sipas orës e kalendarit duhej të ishte në ora 19 e 21.

Por thirrjen e Xhaferit e kanë bojkotuar deputetët e koalicionit opozitarë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ndaj këtij veprimi madje ka reaguar deputetja e opozitës shqiptare, Safije Sadiku Shaini.

“Sonte kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka ftuar seancë për masën e pestë ekonomike, pikërisht në kohën e iftarit, pra në orën 19.20. Pa dashur të ndërhyj në bindjet e tij për religjionin dhe mungesën e respektit që shpreh kundrejt atyre deputetëve që agjërojnë, nuk mund të mos them se kështu ai dëshiron që kjo masë të kalojë pa praninë e opozitës shqiptare. Sidoqoftë, pavarësisht se fryma jugosllave e përbuzjes së lirisë religjioze vazhdon të jetë e pranishme fuqishëm te partia shqiptare në pushtet, dua të njoftoj opinionin se vota ime ka qenë PËR këtë masë ekonomike. Le t’i mbetet turpi atij që nuk ka respekt për kolegët që agjërojnë, për iftarin si rit familjar, e aq më shumë për opozitën shqiptare. Jugosllavia dhe BDI-ja e kanë rimën e puthitur“, shkruan deputetja./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK