Connect with us

Lajme

Sadi Bexheti kandidat i PDSH-së për Tetovën

Publikuar

Partia Demokratike Shqiptare, ka zyrtarizuar profesorin Sadi Bexhetin si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovë, përcjell Zyrtare.net

Bexheti gjatë promovimit sot në qendër të Tetovës tha qëllim i tij pse i ka hyrë kësaj gare është që të përmirsoj jetën e tetovarëve. Përmendi mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e investimeve etj.

Tha se kandidatura e tij nuk është kundër askujt por është thjesht për të ndryshuar Tetovën.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen gjatë muajit tetor, ndërkaq deri më tani publikisht asnjë parti politike nuk ka shpallur kandidatin e vet për Tetovën.

Deri më tash, me këtë komunë ka udhëhequr BDI me Teuta Arifin./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK