Lajme
Koronavirusi në Shqipëri, tetë viktima në 24 orët e fundit

Tetë viktima nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, tetë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar gjithashtu se janë konfirmuar 434 raste të reja nga 2991 testime të kryera.
“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë”.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, nëntë në terapi intensive, nga të cilët dy pacientë janë të intubuar.
Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991
Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64
.



















