Connect with us

Sport

Shpresat mposhten nga Bylis në miqësore!

Publikuar

Shpresat e Alban Bushit mposhten në miqësore. Shqipëria e 21-vjeçarëve mbylli këtë të martë grumbullimin 10 ditor me sfidën ndaj Bylisit që u zhvillua në Elbasan Arena ndeshje të cilën e humbi me rezultatin minimal 1-0. Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të kuqezinjëve 21-vjeçarë për eliminatoret e Euro 2023 që do të nisin në qershor me me Shqipërinë që do të sfidojë Andorrën në 4 qershor në transfertë. Ndeshja filloi menjëherë me gol, pasi në minutën e 4-t, Bylisi kaloi në avantazh falë një penalltie të fituar nga sulmuesi Amos Anthony. Kuqezinjtë reagojnë dhe kanë ata kontrollin e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e ballshiotëve. Në minutën e 24-t skuadra e Alban Bushit fiton një penallti e cila goditet nga Ernest Muҫi, por pa arritur të shënojë. Pavarsisht insistimit të kuqezinjtë pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0 për Bylisin. Në fraksionin e dytë të lojës, djemtë kuqezinj vazhduan lojën sulmuese por pa arritur të shënojnë, me ndeshjen që u mbyll me atë gol të shënuar në minutën e katërt nga Antony që rezultoi deçiziv.

NA NDIQ NË FACEBOOK