Sport
Befason Ibrahimovic – konsideron rinovimin me La Galaxy

Emri i yllit suedez tash e disa javë po lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, pasi kontrata e tij po shkon drejt fundit.
Skuadra si Bologna, Milan dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e Ibras, por duket se lojtari ka një tjetër plan.
Nicolo Schira raporton se LA Galaxy po punon për rinovimin me Zlatan, transmeton lajmi.net.
Lojtari do të marrë vendimin e tij brenda këtij muaji. Mbetet të shihet çfarë po përgatit suedezi. /Lajmi.net/






















