Connect with us

Kosovë

Veliu i reagon Muhaxherit: Këtij “Gazi të botës” i tregoj se kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo

Publikuar

Nënkryetari i deritashëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të mbrëmshme në RTV Dukagjini të nënkryetarit të tashëm, Gazmend Muhaxheri, i cili ka deklaruar mes tjerash se Veliu kishte prishur imazhin e partisë kur kishte vendosur të bëhej ministër dy herë.

“Imponimi i zotit Veliu me gjithë atë energji negative për të qenë ministër dy herë i ka bërë dëm të madh partisë. E ka lëshua komunën dhe ka sjellë energji negative ku e kemi humbur Podujevën”, kishte thënë Muhaxhiri mbrëmë.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi sot ish nënkryetari Veliu.

“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit”.

Lexoni të plotë deklaratën e Veliut në Facebook:

“Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!

Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rikuperimin e saj duke insistuar në unitet veprues.

Siq e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.

Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.

Vetëfajësimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.

LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.

LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijërore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.- tha ai.

.

Maqedoni37 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK