Connect with us

Kosovë

Albin Kurti për vdekjen e Luran Ahemtit: Pata fatin ta shihja në skenë

Publikuar

Edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë në rrjetin social facebook rikujtime për takimin e tij me aktorin Luran Ahmetin dhe ngushëllimet për familjen e tij, informon portali “tetova1”.

“Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vdekja e Dantonit”. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën.

E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera.

Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurtë se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vd ekja e Dantonit”, shkuan Albin Kurti.

NA NDIQ NË FACEBOOK