Connect with us

Kosovë

Varhelyi: Dialogu me Beogradin mbetet çështje kyçe për Kosovën

Publikuar

më

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke rikujtuar se dialogu me Beogradin dhe normalizimi i raporteve është çështje kyçe.

“Pres që të punoj së bashku me ju për të çuar përpara reformat në rrugën evropiane dhe vazhdimin e luftës kundër COVID-19”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, Varhelyi.

BE-ja pret që qeveria e re e Kosovës të vazhdojë procesin e reformave, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu pret që të vazhdohet edhe përpjekja për të ngadalësuar përhapjen e virusit COVID-19.

Në këtë drejtim në BE disa herë kanë thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën, por kjo ndihmë, deri tash, nuk ka përfshirë edhe dhënien e një sasie të dozave të vaksinave, siç kishte premtuar BE-ja. Në selinë e BE-së në Bruksel thonë se “BE-ja vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë” dhe përmendin ndihmën materiale dhe financiare që kanë dhënë deri më tash për përballje me pandeminë.

Sa i takon dialogut me Serbinë, në BE presin që ai të vazhdojë sa më parë, tash pasi është formuar Qeveria e re në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën (22 mars) Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Pro përbërjes së kabinetit të ri qeveritar votuan 67 deputetë ndërsa 30 ishin kundër. Gjatë prezantimit të ekspozesë së tij para deputetëve, Kurti tha se “rruga drejt integrimit në BE mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë për Kosovën”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit u mbajtën pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, 2020, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga Avdullah Hoti, ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të ka votuar Etem Arifi. Në kohën kur ka votuar, Arifi ka pasur një dënim të formës së prerë, prej një viti e tre muajsh, për veprën penale: mashtrim me subvencione.

.

Maqedoni56 minutes ago

Kaos me lopët në Pallankë: Kapen vetëm 96 krerë, kryetari i komunës ngre kallëzime penale!

Shqipëri1 hour ago

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

Lajme3 hours ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë5 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme5 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni5 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri5 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme6 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë6 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri8 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë9 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme9 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

NA NDIQ NË FACEBOOK