Sport
Messi nuk konkurron me lojtarët e tjerë – argjentinasi ka shënuar më shumë gjuajtje të lira se gjitha skuadrat evropiane

Numri 10 i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës ka vërtetuar edhe një herë sonte se është një nivel tjetër i lojtarit.
Messi kompletoi një het trik të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Celta Vigo, duke shënuar dy herë nga gjuajtja e lirë.
Gjuajtjet e lira janë kthyer në një specialitet për ‘pleshtin’ viteve të fundit, dhe këtë e thonë edhe statistikat.
Leo numëron tashmë 29 gola të shënuara nga gjuajtjet e lira, në tetë vitet e fundit, përcjell lajmi.net.
Kjo përkthehet si më shumë se secila skuadër në top pesë ligat evropiane (tetë vitet e fundit).
Messi kundër Ronaldo? Duket se jo. Messi kundër të gjitha skuadrave evropiane tingëllon më mirë. /Lajmi.net/






















