Sport
Statistika: Messi shënon het trikun numër 52 – barazon rekordin e Ronaldo

Het triku kundër Celta Vigo ishte i 34-ti për Messi në La Liga, duke barazuar kështu rekordin e Ronaldo në kampionatin spanjoll.
Messi ka shënuar edhe tetë hat trike të tjerë në Ligën e Kampionëve, tre në Kupën e Mbretit, një në Superkupën e Spanjës, dhe gjashtë në nivelin e kombëtareve, përcjell lajmi.net.
Argjentinasi hat trikun e tij të parë e shënoi më 10 mars të vitit 2007, kundër rivalit të përbetuar, Real Madrid.
Duhet përmendur se Cristiano Ronaldo numëron 2 tre golësha më shumë, me një total prej 54.
Mbetet të shihet se kush do të numërojë më shumë të tillë, kur asnjëri nuk do të jetë aktiv. /Lajmi.net/






















