Connect with us

Sport

Drita gabon përballë Drenicës së Devollit, “asist” Ballkanit për kreun!

Publikuar

më

Drita gabon në shtëpi përballë Drenicës së Bledar Devollit dhe i jep mundësi Ballkanit ta barazojë me pikë dhe Prishtinës të ngushtojë diferencën me kreun nëse fitojnë sfidat e tyre respektive të këtij raundi. Përballë Drenicës që është në garë të ashpër për të siguruar mbijetesën në këtë sezon, kampionët në fuqi të Kosovës kaluan të parët në avantazh me Bujar Shabanin në minutën e 28-të, por Drenica riktheu shumë shpejt baraspeshën pikërisht me Zabërgjën në minutën e 41-të. Deri në fund pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi më me Dritën dhe Drenicën që ndanë nga një pikë duke u ngjitur respektivisht në kuotën e 55 dhe 27 pikëve. Surprizën e madhe të kësaj jave e bëri Besa e Pejës që edhe pse renditet e fundit dhe ka e prerë biletën për një kategori më poshtë mposhti 2-1 Feronikelin falë një dygolëshi të Ardit Tahirit.

NA NDIQ NË FACEBOOK