Connect with us

Lajme

Grumbullimet nëpër qytete, Basha i përgjigjet Ramës: Nuk marr leksione nga ai për pandeminë

Publikuar

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që ky i fundit i bërë për takimet me shumë njerëz në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Basha tha nga Gjirokastra në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj se nuk merr leksione nga Rama, i cili sipas tij e ka zhytur vendin në mjerim të dyfishtë.

“Çdo aktivitet i imi ka prioritet shëndetin e njerëzve. Entuziazmi i njerëzve nuk mund të ndalet. Ka një hipokrizi nga kundërshtari që në kohë pandemie nuk ka bërë asgjë. Dhe i ka dhënë shqiptarëve paketën më të ulët ekonomike. Tani që shikon zemëratën e njerëzve kujtohet të bëjë të kujdesshmin. Parametrat e infektimit dhe fatalitetit janë shumë herë më të larta se në rajon. Kjo është arsyeja pse nuk kam organizuar asnjë miting. Ata që marrin pjesë ju kërkoj të mbajnë distancë. Por nuk mund të pranoj leksione nga një njeri që i karantinoi për dy muaj i ka futur në një mjerim të dyfishtë. Kemi një plan për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga COVID”, tha Basha./ abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK