Sport
Douglas Costa drejt rikthimit në vendlindje!


E ardhmja e Douglas Costa mund të jetë larg Europës. Braziliani i cili aktualisht luan i huazuar te Bayern Munich, në fund të sezonit do të rikeheht te Juventusi, që zotëron edhe kartonin e tij. Gjithsesi sipas raportimeve të mediave, 30-vjeçari me shumë mundësi nuk do të qëndojë as te bardhezinjtë, të cilët e kanë nxjerrë në merkato dhe do të vlerësojnë çdo ofertë në drejtim të mesfushorit, për të cilin duhet se ka shfaqur interes klubi i Gremios, që mendon ta rikthejë lojtarin në vendlindje.





















