Connect with us

Lajme

Grubi nuk komenton përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin “Tigrat”

Publikuar

më

Për 4 dekada të plota, asnjë shqiptar nuk është pjesë e njësitit special policor “Tigrat”. Në shënimin e 40 vjetorit të formimit të këtij njësiti, në të cilën asnjëherë nuk shkeli këmba e policit shqiptar ishte i pranishëm edhe zv/kryeministri, Artan Grubi. I pyetur për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve, nuk deshi të prononcohej me arsyetimin se nuk janë paraparë deklarata për mediat pas ngjarjes.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme mohon që dyert e njësitit elitar “Tigrat” të jenë të mbyllura për shqiptarët. Sipas MPB-së çdo kush që plotëson kushtet mund të bëhet “Tigër”.

Në njësinë speciale të anti-terrorit “Tigrat” punojnë zyrtarë policorë të cilët i kanë kaluar testet përkatëse dhe absolutisht nuk është e rëndësishme se cilës përkatësi entike i takon. Ashtu siç nuk është e rëndësishme për asnjë njësi tjetër në kuadër të MPB-së. Vazhdimisht ka konkurse për t’iu bashkuar njësisë, në të cilat mund të paraqiten zyrtarët policorë, pavarësisht cilës përkatësi etnike i takojnë – njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Në përvjetorin e njësiti “Tigrat” ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Brendshëm Nazim Bushi, por nga qëndrimi i MPB-së që ai përfaqëson, nuk flitet asnjë fjalë nëse ai po bën ndonjë përpjekje për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë njësit. Ndërsa për kritere të rrepta të pranimit në 40 vjetorin e njësitit “Tigrat” foli edhe Komandanti i njësisë, Danevski.

Kjo strukturë dhe kriteret e larta për zgjedhje dhe trajnim të kuadrove, njësisë i mundësoi vazhdimësi në funksionimin dhe përshtatje ndaj nevojave për përgjigje efikase ndaj të gjitha sfidave -tha Mitko Danevski, Komandat i njësisë speciale “Tigrat”.

Kujtojmë tre vjet më parë, arsyetimin e njëjtë e kishte dhënë i pari i Policisë. Spasovski kishte deklaruar se uniforma e Tigrave nuk mbahet në bazë të përkatësisë etnike a fetare, por në bazë të përgatitjes. Por ish zëvendësi i Spasovskit, Agim Nuhiu kishte pranuar se shqiptarët kishin qenë të përjashtuar nga kjo njësi speciale pikërisht për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Me rëndësi është cilësia. Nuk është me rëndësi kush cilit komunitet etnik i përket në Maqedoni – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

.

Shqipëri3 minutes ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme1 hour ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri3 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme4 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni5 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri5 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme7 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni7 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri8 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Kosovë9 hours ago

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

NA NDIQ NË FACEBOOK