Sport
Shkëmbi mposht Devollin, Ballkani rimerr kreun!


Bledi Shkëmbi fitoi derbin shqiptar në Kosovë me Bledar Devollin në Kosovë. Ballkani mposhti 2-1 Drenicën në Suharekë duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë në Superligën kosovare. Hoxha i dha avantazhin Ballkanit në fundin e pjesës së parë, ndërkohë edhe fillimi i së dytës, solli një tjetër gol për portokallinjtë e Shkëmbit dhe këtë herë ishte ish-mbrojtësi i Skënderbeut Bajram Jashanica ai që shënoi. Në minutat e fundit Rogova realizoi golin e vetëm për Drenicën por që nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë skuadrës nga Skënderaj. Një fitore jetike në garën për mbijetesë në javën e 23-të, arriti edhe Trepça ’89 që triumfoi me shifrat 1-2 në transfertën ndaj Besës së Pejës që renditet e fundit dhe vetëm matematika e mban ende në lojë, për qëndrimin. Rrahmani dhe Jashari ishin autorët e golave për mitrovicasit ndërkohë që për skuadrën pejane barazoi përkohësisht shifrat Halili në minutën e 57-të.






















