Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Negotinë-Demir Kapi, vdes një person

Publikuar

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Negotinë-Demir Kapi, konfirmojnë për MIA nga Shtëpia e Shëndetit në Kavadar.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre shëndetësore, Biljana Filipova i lënduari për shkak të lëndimeve serioze është transferuar në Klinikat e Shkupit.

Ndërkohë sipas raportit të MPB-së janë përplasur një makinë e tipit “hjundai” dhe një “golf”.

Hetimi është në vazhdim e sipër.

NA NDIQ NË FACEBOOK