Sport
Për të mos e humbur si Alaba, Bayerni përshpejton rinovimin me Sule!


Kriza financiare për shkak të pandemisë ka prekur të gjithë klubet e mëdha, ku as Bayern Munich nuk i ka shpëtuar efekteve negative. Pas Alabas me të cilët nuk u arrit në një akord për rinovimin, është Nickas Sule që rrezikon të ketë të njëjtin fat. Mbrojtësi gjerman ka edhe një vit kontratë dhe Rummenigge është shprehur i qartë se klubi do të nisë shumë shpejt bisedimet por për shkak të situatës, rinovimi do të bëhet vetëm me kushte të caktuara, pra jo me rritje të madhe page.






















