Lajme
Dramë në një lokal në Shkup, dy veta përleshen fizikisht, shkatërrohet inventari i lokalit

Ashtu siç edhe publikoi gjatë mbrëmjes së djeshme portali Zyrtare.net e ka konfrimuar edhe MPB.
Një 19-vjeçar dhe një 27-vjeçar janë privuar nga liria, pasi janë përleshur fizikisht dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, e nis njoftimin Policia.
“Më 20.02.2021, rreth orës 20:15 në një objekt hotelerik në bulevardin “Ilinden” në Shkup nga ana e nëpunësve policor nga SPB Shkup janë privuar H.J.(19) dhe A.S.(27), të dy nga Shkupi, ndërkaq në lidhje me denoncimin paraprak, se në një objekt hotelerik ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike ndërmjet P.Gj.(28) nga Shkupi dhe H.J.(19), pas çfarë A.S.(27) ka filluar ta shkatërrojë inventarin e objektit hotelerik”, thonë nga MPB-ja.
Më tej sipas dëshmive të të pranishmëve, të tre më herët kanë qëndruar në një tavolinë. pas çfarë më vonë A.S. fizikisht e ka sulmuar edhe E.H.(18) nga Shkupi e cila ka qenë bashkë me S.S.(19) nga Shkupi dhe më pas ia ka thyer celularin në E.H./Zyrtare.net/
















