Connect with us

Lajme

Erdoğan: Turqia dëshiron të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

Publikuar

më

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Ankaraja zyrtare dëshiron “të forcojë” bashkëpunimin me Washington-in zyrtar pas inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden.

“Ne duam të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë me administratën e re të SHBA-së mbi një bazë të favorshme për të dyja palët në afat të gjatë“, u shpreh Erdoğan në një video-porosi për ngjarjen e cila shënoi fillimin e një kanali televiziv nga Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC).

“Kohët e fundit, të gjithë kaluam një proces në të cilin miqësia turko-amerikane u testua seriozisht. Ne nuk pamë mbështetjen dhe solidaritetin që prisnim nga aleati ynë i NATO-s, veçanërisht në luftimin e grupit terrorist PKK dhe degët e tij“, shtoi Erdoğan.

Presidenti turk gjithashtu tha se vendi i tij pret një “qëndrim të qartë nga të gjithë aleatët, veçanërisht pas sulmit tradhtar terrorist në të cilin 13 turq u martirizuan javën e kaluar“.

Erdoğan gjithashtu tha se Turqia dhe SHBA kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa “dallimet e tyre të mendimit“. Të dielën e kaluar, trupat e 13 shtetasve turq u gjetën gjatë operacionit antiterror të Turqisë në rajonin Gara të Irakut verior.

Forcat turke kryen operacionin 4-ditor “Kthetra-Shqiponja 2” në rajonin Gara javën e kaluar për të parandaluar PKK-në dhe grupe të tjera terroriste që të rivendosin pozicionet e përdorura për të kryer sulme terroriste ndërkufitare ndaj Turqisë.

Operacionet “Kthetra-Tigër” dhe “Kthetra-Shqiponja” u ndërmorën qershorin e kaluar për të ofruar sigurinë e banorëve dhe kufijve të Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

.

Shqipëri7 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA1 hour ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri6 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme7 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni8 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme10 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK