Connect with us

Kosovë

Biznesmeni i njohur del me një emër: Vetëm me këtë kryetar, LDK-ja mund ta rivalizojë Albin Kurtin

Publikuar

Edhe biznesmeni i Kosovës Burim Piraj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se në rast se Vjosa Osmani do të bëhet kryetare e LDK-së, kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do të ishte rivali kryesor i Vetëvendosjes, transmeton botasot.

Kurse, në rast se Osmani bëhet presidente e Kosovës ose i bashkohet partisë së Kurtit, atëherë, sipas tij, një afat të gjatë kohorë do të kemi një qeverisje të qëndrueshme nga VV-ja.

Ja shkrimi i tij:

Nëse Vjosa Osmani do të bëhet kryetare e LDK-së mendoj se LDK në zgjedhjet e ardhshme do të ishte rivali kryesor i Vetëvendosjes!

Nëse Vjosa bëhet kryetare e Kosovës ose i bashkohet Vetëvendosjes atëherë një afat të gjatë kohorë do të kemi një qeverisje të qëndrueshme në vend nga Vetëvendosja.

*Mendim i lirë nga unë e normal se ka edhe mendime të tjera.