Connect with us

Lajme

Komuna e Tetovës për një vit ka harxhuar rreth 150 mijë euro për telefona zyrtarë (Dokument)

Publikuar

Për vetëm një vit, komuna e Tetovës ka harxhuar 8.89 milionë denarë, respektivisht afër 150 mijë euro. Bëhet fjalë për vitin 2019, kurse të dhënat janë të publikuara në faqen zyrtare, në linkun Finance.gov

Vetëm në vitin 2019, komuna e Tetovës ka harxhuar katërfish më shumë nga që ka harxhuar komuna e Gostivarit brenda tre viteve. Komuna e Gostivarit për vitin 2018, 2019 dhe 2020 për telefona zyrtarë ka harxhuar gjithsej 1.9 milion denarë.

“Meqë ra fjala në drejtësi kanë një shprehje shumë intersante dhe që unë e respektoj shumë “as 1000 dyshime nuk bëjnë 1 fakt” ndaj në emër të fakteve shikoni një tabelë të qartë me harxhimet për telefonat zyrtarë në RMV gjatë periudhës 2018/2021”, theksoi Taravari, duke paraqitur edhe tabelën e harxhimeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK