Connect with us

Kosovë

Kryediplomati gjerman: Kosova është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Publikuar

më

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për këtë të fundit që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Rregullimi i marrëdhnieve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Afatet ose disa dinamika të paracaktuara për anëtarësim në Bashkim nuk ekzistojnë, por do të ishte mirë nëse negociatat me Serbinë janë më dinamike. Fakti që Qeveria e Serbisë ka njohur domosdoshmërinë e reformave është një fakt që na bën të lumtur. Kur bëhet fjalë për zbutjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE do të jetë një partner me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sigurojë rajonit një ndihmë prej rreth 12 miliardë euro”, ka thënë kryediplomati gjerman në një intervistë për mediumin serb Kurir.

I pyetur se çfarë zgjidhje për Kosovën është e pranueshme nga Gjermania, status-quo, konflikt i ngrirë, ndarje e Kosovës apo njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve është një nga kushtet kryesore për Serbinë që të futet në BE.

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo përfshin vënien në dukje të avantazheve për njerëzit, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë.

Rregullimi i këtyre marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër për Serbinë. Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të Dërguarin Special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer.

Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass.

.

Shqipëri8 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA1 hour ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri6 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme7 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni8 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme10 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK