Connect with us

Lajme

Azerbajxhani e padit Armeninë për konfliktin në Nagorno Karabak

Publikuar

Azerbajxhani e ka paditur Armeninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Akuzat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë okupimit gati 30-vjeçar të rajonit Nagorno Karabak. Padia ka të bëjë edhe me konfliktin e armatosur 44-ditor në fund të vitit të kaluar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një anëtar i Parlamentit të Azerbajxhanit, Kamal Cafarov, tha më 8 shkurt se Jerevani është akuzuar edhe për mos ndërmarrjen e masave në zbulimin e rreth 3.800 shtetasve të Azerbajxhanit që u zhdukën gjatë një lufte në vitet e 1990.

Azerbajxhani në padinë ndaj Armenisë ka ngritur edhe çështjen e përdorimit të raketave balistike dhe municioneve tjera të rënda gjatë bombardimeve në fund të vitit të kaluar në qytetet dhe fshatrat e Azerbajxhanit.

Bazuar në pretendimet e azaerbajxhanasve, nga këto bombardime kanë vdekur 93 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe 28 gra, ndërsa 423 civilë janë plagosur si dhe ka pasur dëme të mëdha materiale.

Nagorno Karabaku i përket Azerbajxhanit, por territori i tij dhe shtatë rajonet përreth, që nga fillimi i viteve 90-ta, deri në fillim të nëntorit u kontrolluan nga forcat etnike armene. Të dyja palët janë përleshur vazhdimisht, por në shtator, Azerbajxhani filloi një ofensivë ushtarake që rezultoi me marrjen nën kontroll të rajoneve përreth dhe disa pjesëve të vetë Nagorno Karabakut.

Palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor. Marrëveshja parashihte edhe vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit. Armenia nuk e ka komentuar zyrtarisht padinë e Azerbajxhanit.

.

Maqedoni2 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri32 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK