Connect with us

Lajme

Emrat/ Gara në qarkun e Vlorës, sfidë për opozitën

Publikuar

Qarku i Vlorës do jetë një sfidë e fortë në zgjedhjet e 25 prillit.

Opozita e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, kërkojnë të paktën 5 mandate, 4 PD dhe 1 LSI. Për PD në qarkun Vlorë kandidon ish-kreu i KLSH Bujar Leskaj një emër i vjetër i shumë konsumuar, por me lidhje të forta në zonë. PD duket e përçarë dhe Vlora vazhdon të mbetet një bastion i së majtës. LSI kandidon Luan Ramën i cili pret të pasohet edhe nga emri i Arben Malajt për të maksimalizuar votat në polin e dytë opozitar.

Një faktor tjetër i rëndësishëm në Vlorë është edhe Bindja Demokratike. Ish-kreu lokal i PD dhe ish-deputeti Ardian Kollozi kandidon në emër të Bindjes, pjesë e listës të këtij koalicioni është konfirmuar dhe ish deputeti tjetër Dashamir Tahiri.

Një dyshe mjaft e fortë që mund të sigurojë mandate surprizë.

Socialistët kanë në krye të listët sërish Edi Ramën, i pasuar nga Damian Gjiknuri dhe ministrja e Financave Anila Denaj. Alket Hyseni është një tjetër emër i listës të socialistëve të cilët do tentojnë të ruajnë 8 mandatet e vitit 2017.

Qarku i Vlorës më shumë sesa një betejë e socialistëve me PD dhe LSI, është një betejë e opozitës, sipas analizës që CNA.al.

Dy palë opozitare pritet të kandidojnë me tre lista. Dy lista nga PD dhe LSI dhe një listë nga Bindja Demokratike dhe aleatët e saj.

Të tre këto lista do coptojnë votat opozitare. LSI kërkon të ruajë mandatin dhe do tentojë të shtojë votat duke kandiduar në listën e saj edhe Arben Malajn si përfaqësues të Agrarëve të Agron Dukës.

Bindja me Kollozin dhe Tahirin tregon se nuk kandidojnë për show, por për një mandat që nuk duket të jetë mision i pamundur.

Lista e PD me Bujar Leskaj dhe Ina Zhupën si një mundësi e opozitës, nuk do ta kenë të thjeshtë të maksimalizojnë votat me këtë ndarje të votave opozitare.

Tre lista për 4-5 vende nga opozita, ndërsa socialistët shpresojnë të ruajnë 8 mandatet e 2017, zgjedhje ku PD mori 3 dhe LSI 1 mandat.

Vlora ngelet një garë brenda opozitës, ku emrat në listë janë me peshë në zonë dhe ekuacioni për numrat e saktë të mandateve është paksa i vështirë.

Kjo për faktin se LSI pritet të rrudhet, sfida e fortë e Bindjes, rikthimi i Leskajt në fushë pas 15 viteve në KLSH, ministër e deputet, por edhe vetë emri i Edi Ramës në krye të listës, për të cilin duhet theksuar se në vitet e fundit e ktheu Vlorën në qarkun me investimet më të mëdha pas Tiranës./CNA.al

Maqedoni8 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri38 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK