Connect with us

Kosovë

Haradinaj për idenë e Shqipërisë së Madhe: Nuk po flasim të bashkohet edhe Maqedonia e Mali i zi

Publikuar

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëhërit kandidat për President, ka përsëritur që arsyeja e vendosjes së taksës ndaj Serbisë, ishte qasja e saj për ta dobësuar Kosovën.

Haradinaj thotë se e ka vlerësuar Kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, për të ruajtur një normalitet për shkak të gjendjes në pandemi, por shprehet se nuk ka ndonjë pritshmëri tjetër në raport me të.

”Serbia filloi dobësimin e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

”Taksa e ndryshoi gjendjen. Taksa tregoi ku është kufiri, kush është sovran dhe kush menaxhon me cilën pjesë. Nuk kam qëllimin me u kthy shumë prapa me këto qëllime”.

”Unë s’kam pasur pritje të një suksesi të jashtëzakonshëm, unë Avdullah Hotin, e kam quajt kryeministër të normalitetit”.

Haradinaj thotë se kur flet për idenë e bashkimit me Shqipërinë, nuk bëhet fjalë për Maqedoninë e Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

”Nëse shqiptarët duan të bashkohen, ne nuk po flasim të bashkohet Maqedonia dhe Mali i Zi shqiptar”.

”Po flasim shumë thjeshtë, dy shtete që janë Shqipëria dhe Kosova. Kosova shtet i njoftur prej 100 e sa vendeve, GJND-ja ka njohur me këta kufij, nuk e lypim aminin prej Serbisë. Koncepti i mëhershëm ka qenë me e dorëzu Kosovën, me e lodhë”.

”Unë i them Serbisë, ideja jote me na lodhë si Kosovë – skemi me mbetë konflikt i ngrirë, s’keni me na nda, kemi me u bashku me Shqipërinë. A guxon Serbia me sulmu veriun me tankse? – nuk guxon ta sulmojë”.

”Sepse kufijt janë vendos njëherë dhe s’guxon askush t’i prek. Nuk janë veç të tyre, e tontë, por janë mes ndërkombëtarëve. Unë e di që është pak e ndjeshme çka kam folë. Por unë s’mund pa kufi t’i them popullit tënd, ‘’po i presim’’. E kënd po e presim?. Vuçiqin. E nëse Vuçiqi nuk kthjellet njëherë, kjo ngjason me do situata që kam kalu”.

”Kjo mund të jetë edhe shumë me interes edhe për palët tjera. Nëse Amerika edhe BE-ja, nuk gjejnë çelësin që Spanja me na njohur, Sllovakia, Rumania, Greqia – nëse Berlini se gjen? Çka do bëjnë ata? Me Serbinë s’mund të na bëjnë bashkë më. Kufi s’ka me u hapë më sepse po u hap veriu duhet të hapet në gjithë rajonin”.

”Dallon prej korrigjimit të kufijve, e dallavereve që kanë qenë më herët. Ky është koncept tjetër, po them që dua të hy në NATO si jam sot, sepse e kam në koncept të sigurisë dhe i takoj NATO-s. Por nëse nuk gjendet zgjidhja, unë s’mund të pres pakufij sepse ashtu e servisoj politikën e Rusisë për Ballkan. Sepse në këtë mënyrë nëse nuk e nxitoj, nuk e përshpejtoj anëtarësimin e Kosovës në NATO, unë e ndihmoj Rusinë”- shprehu Haradinaj.

.

Lajme56 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK