Kosovë
I kthehet prona që iu uzurpua pas lufte në Prishtinë

Me mjete të forta i hapën dyert e shtëpisë.
Punëtorët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me përmbaruesin dhe policinë e Kosovës , që kanë urdhër përmbarimor ta lirojnë pronën.
E gjitha kjo po vjen si pasojë e një padie të bërë në vitin 2000 nga Murat Limani, drejtuar Sejdi Blakqorit.
Sipas Muratit , kjo pronë tek Muzeu i Prishtinës, është blerë me dokumentacion nga një serb, por që Limani thotë se që nga lufta është uzurpuar nga Sejdi Blakqori.
Madje Murati , posedon fotografi që nga ajo kohë në këtë oborr ishte një shtëpi e tij e vjetër që u rrënua nga Blakqori.




















