Connect with us

Lajme

A do e marrë Pipero dozën e dytë? Ja çfarë thotë Manastirliu

Publikuar

më

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një reagim për media ka folur për gjendjen shëndetësore të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero dhe nëse ky i fundit duhet të marrë dozën e dytë të vaksinës ose jo.

Sipas Manastirliut, gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe pritet një konfirmim i mjekëve që po e ndjekin për të vendosur kur do e marr dozën e dytë.

Ministrja shtoi se vaksinimi përfshin të gjithë popullatën, por dozën e dytë fillimisht do e marrin mjekët.

“Do të vijojmë me procesin e vaksinimit. Fushata e vaksinimit vazhdon. Pritet që në javën në vijim të kemi 10 mijë doza dhe më pas 30 mijë doza. Fushata e vaksinimit është më e rëndësishme dhe është për t’u ndjekur dhe për të vijuar me vaksinimin e mjekëve dhe infemierëve. Dhe me ardhjen e dozave të tjera do të jetë edhe vaksinimi për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

Do të jetë një proces i kombinuar. Vijon vaksinimi për ata që marrë dozën e parë dhe për ata që kanë nevojë dhe janë në vijën e parë. Kemi vijuar punën për të bërë gati bazën logjistike. Kemi trajnuar vaksinatorët për mjekët që do të ndjekin vaksinën në Shkodër dhe Vlorë. Jemi të gatshëm që të përfshijmë edhe infermierë të tjerë.

Pipero është mirë. Është duke kaluar ditët e COVID dhe do kemi besoj shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin që deri tani më informojnë se gjendja e tij është e mirë. Për marrjen e dozës së dytë do të vendosin mjekët dhe infermierët. Vaksinimi përfshin të gjithë popullatën. Ne jemi të përgatitur. Kemi tre skenarë që i kemi bërë të ditur.

Skenari i parë është ai i 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj. Skenari i tretë është 24 muaj. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me skenarin e parë. ISHP sikurse ka informuar dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra për variantet dhe punën e tyre në vazhdimësi.

Deri tani nuk kemi raste të varianteve të reja të COVID. Puna është duke vazhduar. Jemi në situatë delikate”, tha ajo./CNA.al

Shqipëri1 hour ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme5 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni6 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni8 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme8 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme8 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni8 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK