Connect with us

Kosovë

Vuçiqi u drejtohet Kurtit dhe Osmanit: Erdhët për t’i fyer e poshtëruar serbët

Publikuar

më

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitën në veri të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si fyerje e poshtërim për serbët.Vuçiq i ka falenderuar serbët për reagimin, të cilin ai e cilësoi si “të përmbajtur”. “Ne duhet ta ruajmë paqen”, tha ai për televizionin serb, TV Prva.

“Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer dhe për t’u thënë serbëve: kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte dhunë fizike. Unë dua t’i përgëzoj sepse duhet ta mbajmë stabilitetin, jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po shkon më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt. Mundësia jonë është të bëjmë një rritje më të madhe tani”, tha Vuçiq.

Ai foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, duke dhënë parashikimin e tij për rezultatin e tyre.“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha Vuçiq. Sikurse Vuçiqi, dje reagoi edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Ajo po ashtu i falenderoi serbët për reagimin, ndërsa tha se Kurti dhe Osmani deshën të marrin poena politikë.Paraprakisht, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “plani i Kurtit dështoi”, ndërsa shtoi se lideri i LVV-së “dëshiron ta destabilizojë gjithë rajonin”. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan të shtunën minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi të serbëve lokalë.Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.

.

Maqedoni3 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni11 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë39 minutes ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme40 minutes ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme56 minutes ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme1 hour ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri1 hour ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Lajme2 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Lajme3 hours ago

Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Maqedoni4 hours ago

Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

Shqipëri4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

Kosovë5 hours ago

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!

NA NDIQ NË FACEBOOK