Connect with us

Lajme

Progresi i “frenuar” në procesin euro-integrues të Maqedonisë

Publikuar

më

Anëtarësimi i plotë në BE, si një angazhim strategjik i Maqedonisë, është mbase qëllimi i vetëm i vendit për të cilin ekziston një konsensus politik dhe pothuajse e pandryshuar mbështetje e lartë shoqërore dhe qytetare ndër vite, përkundër të gjitha pozicioneve të tjera të kundërta të brendshme. Edhe vendimet “traumatike” politike për të ndryshuar emrin e vendit, të cilat më vonë si anije të lidhura shkaktuan problematizimin e jashtëm të identitetit kombëtar maqedonas, u justifikuan si një hap për afrimin vendimtar pranë portave të BE-së.

Sidoqoftë, dy vjet më vonë, me gjithë dramën politike të mbijetuar, Maqedonia nuk duket se është edhe më afër fillimit të arritjes së qëllimit të saj strategjik – assesi nuk arrijnë të fillojë procesin e negociatave me BE-në.

Analisti Artan Dika vlerëson se në Maqedoninë e Veriut ka ngecur çdo gjë, jo vetëm euro-integrimet. Sipas tij, për të gjitha ngecjet tjera mund të kishte pasur ndikim edhe kriza shëndetësore dhe ekonomike me Covid-19, por për procesin integrues jo. “Ndoshta për të tjerat mund të ketë ndikuar edhe pandemia, por për euro-integrimet jo. Maqedonia arriti ta tejkalojë kontestin e emrit me Greqinë pas një periudhe afro 30 vjeçare. Dhe në fund rezultati/emri ishte një zgjidhje që shumë lehtë mund të ishte arritur që në vitin 1992… ose të paktën në 2002 ose 2004.

Kokëfortësisë së partisë maqedonase në pushtet për të mos lëshuar pe iu shoqërua paaftësia e partnerit shqiptar që nuk kishte kurrfarë ndikimi për këtë çështje në rreth 20 vite qeverisje, sado që vazhdimisht fliste për integrime euroatlantike. Edhe tani në raport me Bullgarinë po bëhen autogola me deklarata arrogante të panevojshme e me djegie flamujsh. Ky vend po bëhet sinonim i ngecjes dhe po mbetet edhe pas vendeve tjera të rajonit që dikur radhiteshin pas Maqedonisë së Veriut. Raporti i fundit i renditjes në luftën për korrupsionin e dëshmon këtë”, deklaroi analisti Artan Dika.

Në vend të ofrimit të rezultateve, shprehet më tej ai, krejt çka i ka mbetur Qeverisë është ofrimi i premtimeve pa ndonjë bazë dhe besueshmëri reale dhe spinave sa për ta kaluar momentin. “Kur popullit i shiten si arritje të mëdha hapja e një pike kufitare, ndërtimi i një rrugë, lëshimi në përdorim i një ski-lifti me gjashtë ulëse pas 15-20 vite premtimesh, apo edhe zgjidhja e një problemi si ai me emrin pas 30 vitesh humbje absurde kohe, ndërkohë që vendet tjera bëjnë hapa gjigantë në integrimet e tyre, duke lënë pas zënkat, duke bërë investime masive në infrastrukturë, turizëm dhe duke i zhvilluar sektorët tjerë me rëndësi të një shoqërie, rezultati në fund është ky realitet i hidhur që e ndeshim përditë”, thekson Dika.

Ndryshe, megjithëse vitin e kaluar 2020, Bullgaria mori rolin e një frenuesi të integrimit evropian të Maqedonisë, duke imponuar “shantazhe” të identitetit historik si një arsye për të vënë veton në kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë, sinjale tjetër ishte edhe mosdisponimi i disa anëtarëve të tjerë të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.

Ndoshta një sinjal i qartë për këtë duhej të ishte këmbëngulja e Francës për të futur një metodologji të re për pranimin e vendeve kandidate, veçanërisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por nomenklatura politike dukej se nuk ishte e gatshme të shihte sinjalet e tilla si hapja e derës për një labirint të ri. Ecuria e ngjarjeve: Brexit, Pandemia, Vetoja bullgare, skepticizmi i vendeve anëtare të BE-së ndaj vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor…, për ata që i ndjekin zhvillimet euro-integruese të Maqedonisë, shanset për anëtarësim të Maqedonisë në BE tregojnë se vendi duhet të përballet me situatën e Unionit në planin afatgjatë (për arsye të ndryshme secili anëtar) nuk e dëshiron zgjerimin.

.

Shqipëri41 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni7 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme7 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme7 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK