Kosovë
Avni Zogjani: Thaçin do ta lëmë president derisa ta shkelë kushtetutën

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka folur për ngjarjet e fundit se LDK ka kërkaur nga VV që të flitet për postin e presidentit.
Ndonëse ende duhen diku dy vite që presidentit t’i kalojw mandati, ka spekulime që LDK ka ambicie për këtë post. Por Zogiani i hedh poshtë këto.
“Nuk kemi asgjë zyrtare. Gjithçka është spekulim mediatik”, thotë Zogiani në T7.
“Ne shpresojmë që të kemi vota të mjaftueshme që të kur të vie situata të shkarkojmë presidentin. Ne e dimë që nuk mund ta shkarkojmë presidentin por duhet që ai të shkelë kushtetutën e vendit që të bëhet një gjë e tillë”
“Nuk mund të flitet për këtë post dy vite më herët. Me LDK’në jemi dakorduar për shumë çështje si ekonomia, drejtësia dhe shëndetësia. Është hera e parë që një qeveri nuk del nga vende si Zanzibari”, shtoi ai.




















