Lajme
Shkodër, kërkohet shpallja e fatkeqësisë natyrore për Anën e Malit dhe Dajçin

Në Shkodër situata me vërshimet është duke vazhduar të jetë problematike, atje të përmbytura janë 2, 785 hektarë.
Bashkia në Shkodër në kushtet e ndodhura kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësinë Adimiistrative Ana e Malit dhe Dajç, transmeton Klan Kosova.
Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjedhët dhe kafshët tjera për NJ.A. Ana e Malit dhe Dajç për një sasi 500 ton, shkruan Oranews.tv.
.






















