Connect with us

Lajme

Kumanova e mbytur nga deponitë e egra

Publikuar

më

Qyteti i Kumanovës tash e një kohë të gjatë po ballafaqohet me një numër të konsiderueshëm të deponive të egra të cilat mund të vërehen gjithëandej në qytet. Edhe përkundër pastrimit dhe menjanimit të deponive të egra nga ana e ndërmarrjes publike “Pastrim dhe Gjelbërim”, pas një kohe të shkrutër, nga qytetarë të pa ndërgjegjshëm të njejtat formohen përsëri. Nga kompetenët thuhet se qytetarët nuk i hedhin mbeturinat në vende adekuate, kurse qytetarët akuzojnë ndërmarrjen publike “Pastrim dhe Gjelbërim” se nuk bënë grumbullimin e mbeturinave me kohë dhe rregullisht. 

“Çdo ditë kaloj këndej, shofim se askush nuk merret me pastrimin e kësaj deponie, nuk e dim se si qëndron puna”, u shpreh një qytetarë.  

 “Kjo pra është vetëdija jonë, kemi koshet e plehrave por nuk shkojm ti hedhim në to, porn a vie më lehtë ku të mbërrijmë ti hedhim, edhe lumin e e kemi ndotur, gjithëcka kemi ndotur”, u shpreh një qytetarë.   

Nga komuna e Kumanovës, theksojnë se edhe përkundër masave të ndërmarra përsëri situata mbetet e njejtë.

 “Ne si komunë kemi dhe jemi duke ndërmarr masa disa herë, për pastrimin sit ë deponive të egra gjithashtu edhe shtratet e lumenjve, dhe kur shohim përsëri kemi gjendjen e njejtë me ato deponi pasi që aty po hidhen mbeturina nga më të ndryshme”, u shpreh kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.   

Gjithashtu nga komuna e Kumanovës bëjnë të ditur se vitin e kaluar inspektorët komunal gjatë inspektimeve në terren kanë gjobitur të gjithë ata qytetarë të cilët kanë shkelur ligjin duke hedhur mbeturina në vende jo adekuate dhe publike./TVM2/

Shqipëri56 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni7 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme7 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme7 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK