Connect with us

Religjion

Në vend të vetëpëlqimit, të lëmë puna të flas për ne…

Publikuar

Ekziston një parim kuranor të cilin shumë individ por edhe institucione që kërkojnë rezultate,  sukses dhe peshë shoqërore,  shpesh e harrojnë. Allahu ndalon të lavdëruarit e vetes dhe vetëpëlqimin duke theksuar se vetëm Ai e di shkallën e devotshmërisë së dikujt. Në anën tjetër, Allahu i Madhërishëm e inkurajon punën e cila nëse është e sinqertë dhe e drejtë do të pranohet tek Zoti por edhe tek njerëzit.

Sa njerëz ka që flasin për veten e tyre në vend që të lënë veprat e tyre të flasin për ta. Sa ka prej institucioneve dhe grupeve të ndryshme që lavdërojnë veten në vend që të bëjnë një vepër kualitative e cila do të flas për ta. Njerëzit e suksesshëm nuk krahasohen me tjerët e as që vuajnë për sukseset e tjerëve. Ata krahasojnë punën e tyre të djeshme me të sotmen dhe në mënyrë konstante mundohen të jenë edhe më të mirë.

Derisa fitimtarët “pushtojnë botën” humbësit i gjykojnë vetëm për shkak se fitimtarët i kuptuan ligjet e Zotit dhe i praktikuan në jetën e tyre!

Përktheu: A. D. Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK