Connect with us

Lajme

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

Publikuar

më

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin “Enter” në TV SHENJA, duke folur për problemin me nënshtetësinë që kanë shqiptarët ka deklaruar se platforma e opozitës “Shtetësia” ka qëllim që qytetarët të tregojnë hallin e tyre me mospasjen e shtetësisë.

“Kjo është tmerr për një shtet që donë të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa BE është një grupim që mbron të drejtat e qytetarëve. Duhet të del në shesh kjo e padrejtë që bëhet për qytetarët të cilët janë me mijëra, në të shumtën e rasteve këto janë të bashkësisë etnike shqiptare. Njerëz që lindin, rriten dhe vdesin dhe që nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Sela.

Ai tha se koalicioni ASH-AAA kanë premtuar gjatë zgjedhjeve se do të luftojnë për të siguruar këtë të drejtë qytetarëve. Sela u shpreh se kjo është një temë e cila nuk duhet të vonohet dhe të zgjidhet.

“Nuk kam besuar se edhe kjo gjeneratë e politikanëve maqedonas do të vazhdojnë dhe të sillen me këtë mendësi”, u shpreh Sela. Kohë më parë në intervistë për Tv Globi, lideri i BDI-së Ali Ahemti kishte thënë të kundërtën që pretendon lideri i opozitës shqiptare. Sipas Ahemtit në RMV ka rreth 3.500 qytetarë pa shtetësi, dhe shumica janë rom.

Ndërkohë, zv.ministri i MPB-së, Nzim Bushi i cili vjen nga radhët e BDI-së, për një media tha sot se janë gjithsej 2674 qytetarë për momentin presin për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. 1800 prej këtyre aplikimeve gjenden në Agjencinë për Siguri Kombëtare, ku po bëhen kontrolle të sigurisë.

Në 4 vitet e fundit, periudhën 2017-2020, sipas të dhënave të MPB-së, gjithsej janë dhënë 2671 përgjigje pozitive për shtetësi. Aplikuesit më të mëdhenj janë shqiptarë.

Shqiptarë 2017 – 527 2018 – 546 2019 – 439 2020 – 859 Maqedonas 2017 – 87 2018 – 60 2019 – 3 2020 – 150
Shqipëri3 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme1 hour ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri5 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni6 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni6 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme6 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme6 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK