Connect with us

Lajme

Refuzohet kërkesa e Thaçit për lirim të përkohshëm

Publikuar

më

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Hagës, Nicolas Guillou, e refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për lirim të përkohshëm. Thaçi ndodhet në objektet e paraburgimit në Hagë qysh në fillim të nëntorit, kur është arrestuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbrojtja e tij e ka paraqitur kërkesën për lirim të përkohshëm qysh më 4 dhjetor.

Në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, refuzimi i kërkesës për lirimin e përkohshëm të Thaçit arsyetohet me Nenin 41(6)(b) të Ligjit. Ky nen, mes tjerash, përfshin: rrezikun nga arratisja, rrezikun nga shkatërrimi, fshehja, ndryshimi ose falsifikimi i provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Përpara tyre është arrestuar dhe dërguar në Hagë edhe Salih Mustafa, ish-epror i UÇK-së. Aktakuza e ngarkon atë për kryerje të krimeve të luftës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

.

Lajme4 minutes ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme3 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni4 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri4 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni5 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni5 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme5 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme5 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni6 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri6 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

Lajme6 hours ago

Bekim Fazliu i reagon Ahmetit dhe BDI-së: Jazëk ju qoftë që për 20 vite pushtet nuk e bëtë jurisprudencën shqip!

NA NDIQ NË FACEBOOK