Kosovë
Nesër mblidhet qeveria: Do të rirregullojë e rialokojë pagat për punonjësit e saj

Qeveria në largim do të mblidhet nesër, duke iu përgjigjur kështu ministrit në detyrë të financave, Bedri Hamza.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”, tha Haradinaj për EO.
Ai ka thënë se pavarësisht vonesave të formimit të institucioneve të reja, nuk do të ketë rrezikim të funksionimit në aspektin buxhetor.
“Shteti funksionon dhe nuk ka kurrfarë rrezikimi. Sepse demokracia në Kosovë është e avancuar. Prej rastin të dorëheqjes sime, shpërbërja e parlamentit, të gjitha këto janë procese të parapara me ligj”, u shpreh ai.





















