Connect with us

Lajme

Britania fton liderët e G7-ës që të takohen në qershor

Publikuar

Britania ka njoftuar për planet që këtë të jetë nikoqire e samitit të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara, që do të shënonte mbledhjen e parë të këtij grupi, pas inaugurimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.Zyrtarët thanë se samiti është paraparë të mbahet më 11 deri më 13 qershor në qytetin Kornvall, në jugperëndim të Anglisë.

Udhëheqësit e shteteve të G7-së nuk janë takuar fizikisht që prej vitit 2019. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar që të anulonte një takim në Shtetet e Bashkuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të inaugurohet më 20 janar.

Lufta kundër koronavirusit pritet të jetë një ndër temat kryesore në takimin e G7-ës.Kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate tha se “grupi i shteteve më demokratike, prej kohësh është katalizatori për veprime të rëndësishme ndërkombëtare për trajtimin e sfidave më të mëdha me të cilat përballemi”.“Koronavirusi pa dyshim është forca më shkatërruese që kemi parë për gjenerata të tëra. Duhet që t’i qasemi sfidës së rimëkëmbjes, duke u bashkuar për të krijuar një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.

Liderët e shteteve të G7-së janë takuar virtualisht muajt e fundit.Në këtë grup bëjnë pjesë: Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Britania, që këtë vit kryeson presidencën e G7-së, i ka ftuar liderët e Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut që të marrin pjesë në samit.

.

Maqedoni39 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK