Connect with us

Lajme

“Gjermanët duan më shumë energji të pastër”

Publikuar

më

Rreth 90 për qind e gjermanëve mbështesin rritjen e tranzicionit të energjisë së ripërtëritshme të vendit, midis të cilëve 66 për qind e konsiderojnë energjinë e pastër “jashtëzakonisht të rëndësishme”, sipas një studimi të fundit të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë së Energjive të Rinovueshme të vendit.

Sondazhi i kryer nga kompania ndërkombëtare britanike, e bazuar në internet për hulumtimin e tregut dhe analizën e të dhënave YouGov, dhe i porositur nga Agjencia e Energjisë së Rinovueshme, anketoi një total prej 1.000 pjesëmarrësish të cilët iu përgjigjën pyetjeve dhe dhanë mendimet e tyre mbi konceptet e energjisë së rinovueshme duke filluar nga “jo të rëndësishme” deri te “jashtëzakonisht të rëndësishme“.

Sondazhi i agjencisë tregon se rritja e energjisë së rinovueshme vazhdon të ketë një rëndësi të madhe për popullsinë gjermane. Energjia e pastër gjeneroi më shumë se gjysmën e përzierjes së energjisë elektrike të Gjermanisë në vitin 2020, kurse shumica e gjermanëve mbështesin rritje edhe më të madhe.

Sondazhi zbuloi se 86 për qind e gjermanëve mbështesin zgjerimin e linjave të energjisë elektrike, ndërsa 59 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se vetëm përmirësimet e rrjetit në Gjermani janë shumë të rëndësishme, dhe vetëm 2 për qind e konsiderojnë këtë të parëndësishme.

Pjesëmarrësve u kërkua gjithashtu të zgjedhin burimin më të mirë të energjisë elektrike për vendin. Sipas studimit, burimi i preferuar i energjisë së rinovueshme të Gjermanisë është energjia diellore, ndërsa mullinjtë e erës në det dhe në tokë riradhiten në vendin e dytë dhe tretë.

Tranzicioni i energjisë së pastër në Gjermani

Analiza e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) thekson se “Energiewende” – tranzicioni i vazhdueshëm nga Gjermania në uljen e furnizimit me energji të karbonit, të shëndetshëm për mjedisin, të besueshëm dhe të përballueshëm, vazhdon të jetë tipari përcaktues i peizazhit të politikës energjetike të Gjermanisë.

Në tranzicionin e saj të energjisë deri më tani, Gjermania ka ruajtur një shkallë të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë, gaz natyror dhe energji elektrike. Megjithatë, vendi dikur i varur nga qymyri tani po largohet nga ky burim.

“Largimi i planifikuaar i energjisë bërthamore dhe të qymyrit synojnë të rrisin mbështetjen e vendit në gazin natyror, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme vazhdimin e përpjekjeve për të diversifikuar opsionet e furnizimit me gaz, përfshirë përmes importeve të gazit natyror të lëngshëm“, tha IEA.

Sipas të dhënave të agjencisë federale të rrjetit, Gjermania ka 221.3 gigavat (GW) të kapacitetit të instaluar të energjisë deri në prill 2020, nga të cilat rreth 121 GW energji u gjenerua nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

.

Shqipëri14 minutes ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Lajme1 hour ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni2 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri2 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme2 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë3 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme3 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme3 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme3 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni3 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri4 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

NA NDIQ NË FACEBOOK