Connect with us

Lajme

“Harrojini këto gjëra”, Pochettino prezantohet si “gjeneral” te PSG

Publikuar

Mauricio Pochettino është rikthyer pas 17 viteve te PSG. Argjentinasi luajti tre sezone në kryeqytetin francez (2000-2003), teksa tani ka nisur punën si trajner i kampionëve të Francës. 48-vjeçari ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin e ri dhe menjëherë ka vendosur një rregull të ri.

Boll me të qeshura, iku koha e marrëzive dhe gallatave. Dua seriozitet maksimal“, janë fjalët e thëna të Pochettinos në stërvitjen e parë me PSG. RMC Sport raporton se seanca e parë stërvitore ka zgjatur 45 minuta dhe është fokusuar te ngarkesa e lartë fizike.

Objektivi i madh i klubit kryeqytetas është fitimi i Champions League, trofe që nuk është fituar kurrë. Pochettino do të debutojë si trajner i PSG-së të mërkurën në mbrëmje në transfertën ndaj St Etiene, sfidë për llogari të javës së 18-të të kampionatit francez.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK