Connect with us

Kosovë

Hoti paralajmëron partitë politike për postin e presidentit, ja çka thotë për deklaratën e Vuçiqit

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë datë për organizimin e takimit të liderëve politikë lidhur me postin e presidentit. Ai tha se janë duke munduar të organizojnë sa më parë takimin, por i pyetur nëse ka ndonjë afat kohor se deri kur do të tentohet të gjendet një zgjidhje, Hoti dha një paralajmërim për spektrin politik se nëse nuk arrihet një marrëveshje sa më shpejtë, muaji janar mund të jetë edhe vonë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Jemi duke u munduar të organizojmë sa më parë takimin” “Jemi duke u munduar të organizojmë sa më parë takimin, tash ftesa formale të shkruara nuk kemi bërë, por jemi duke tentuar që sa më parë të gjejmë një zgjidhje…unë besoj që edhe janari është vonë, por gjithësi sa më parë”, tha Hoti.

Kryeministrit Hoti pyeti për vazhdimësinë e dialogut pas deklaratave të presidentit Vuçiq se vendi i tij nuk do të njoh Kosovën të paktën gjatë mandatit të tij deri në vitin 2022, ku kreu i qeverisë tha se pavarësisht kësaj dialogu si proces është çështje muajsh.

Nëse nuk ka njohje, nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë. Dialogu si proces është çështje muajsh. Duhet të vijmë në fund të këtij procesi shumë shpejtë. Unë do të doja që të përmbyllim me njohje reciproke, nëse nuk arrijmë të përmbyllim me njohje reciproke nuk mund të arrijmë as marrëveshje. E ne do të vazhdojmë të rrugëtojmë dhe ekzistojmë si shtet i pavarur dhe të punojmë të integrime euroantlantike”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket kërkimit të dorëheqjes së drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, Hoti tha se e këtë vendim e ka ma marrë bazë kompetencave të tij.

Është një vendim shtetëror bazuar në kushtetutë. Është një vendim shtetëror bazuar në kushtetutë, bazë kompetencave që kam dhe ligjeve në fuqi si kryeministër i vendit vlerësojë situatën dhe marrë vendime. Si kryeministër kam vlerësuar dhe kam marrë një vendim të tillë”, tha ai.

.

Maqedoni48 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK