Connect with us

Sport

Pështyu rivalin, Thuram dënohet edhe nga klubi i tij!

Publikuar

Marcus Thuram djali i legjendës franceze Lilian Thuram në këto 2 sezonet e fundit kishte përfunduar në qëndër të mediave ndërkombëtare vetëm për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe për interesimin në merkato të klubeve të mëdha. Megjithatë sëfundmi Thuram është bërë protagonist i një episodi negativ. Në sfidën e fundjavës mes Gladbach dhe Hoffenheim ai u përjashtua nga fusha me karton të kuq nga gjyqtari pasi pështyu një kundërshtar. Stefan Posch ishte “viktima” e francezit dhe falë sistemit VAR u konfirmua veprimi i tij, i cili nuk mund të falej nga gjyqtari i takimit.

Edhe pse pas ndeshjes sulmuesi këmbënguli se nuk ishte e qëllimshme nga ana e tij dhe i kërkoi falje Posch, Hoffenheim dhe ekipit të tij ai deklaroi se do të pranonte çdo pasojë të gjestit që bëri. Klubi gjerman konfirmoi ditën e djeshme sanksionin ndaj Thuram, e cila do të jetë heqja e pagës për një muaj. Paga e tij do të dhurohet për një kauzë me denjë, për të cilën do të kujdeset vetë lojtari dhe me shumë do të shkojë për njerëzit në nevojë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK