Connect with us

Religjion

Rrjetet sociale janë një det, në valët e të cilit është zhdukur morali i shumë njerëzve

Publikuar

Dr. Omer Abdul-Kafi

A ke menduar ndonjëherë pse rrjetet
sociale dhe faqet e internetit janë falas? Nëse nukke menduar, atëherë dijese
kur nuk e paguan çmimin e mallit, shumë lehtë ti mund të bëhesh “mall”. Prandaj
kushtoji vëmendje dhe mendo për këtë.

Telefoni celular është nga gjërat më të
lehta në këtë botë, por mund të jetë nga ngarkesat më të rënda në ahiret, andaj
shikose si do ta përdorësh atë.

Dije se: Google, Facebook, Twitter,
WhatsApp dhe të gjitha rrjetet e tjera sociale janë një det i thellë, në valët
e të cilit është zhdukur morali i shumë njerëzve, dhe në të cilin kanë rënë
shumë mendje. Në mesin e tyre shumë të rinj, por edhe njerëz me kokë të
thinjur. Valët e atij deti kanë gëlltitur dëlirësinë e vajzave dhe në të janë
zhdukur një mori njerëzish.

Prandaj, ki kujdes që të mos mbytesh në
atë det, por të jesh si bleta, e cila nuk ndalet përveç në atë që është e
bukur, e pastër dhe e dobishme, ashtu që të përfitojë vetë dhe të tjerët. Dhe
mos u bëj si miza që zbret mbi gjëra të ndotura, dhe të jesh bartës i
sëmundjeve të ndryshme, duke mos e ndjerë fareatë.

Interneti është një treg i madh dhe
askush nuk ejep mallin e tij falas. Të gjithë duan diçka në këmbim.

Disa prej tyre duan ta prishin moralin e
njerëzve në këmbim të mallit tëtyre, disa duan të promovojnë ide të dyshimtë, kurse
disa e ofrojnë mallin e tyre në kërkim të famës dhe prestigjit, por ka edhe të
tillë që dëshirojnë ta përmirësojnë gjendjen në shoqëri. Prandaj, mos blij asgjë
derisa ta kontrollosh me kujdes mallin.

Asnjëherë mos përhap thashetheme dhe
dezinformata, dhe mbaje në mend se në internet tregtohen veprat e mira dhe të
këqija, andaj zgjidhe mallin tënd para se ta ofrosh. Para se të komentosh diçka
ose të marrësh pjesë në një diskutim, mendo se me të a është i kënaqur Zoti ytapo
i zemëruar.

Mos vendos miqësi me ata që nuk i ke parë
me sytë e tu dhe mos i gjyko njerëzit sipas asaj që shkruajnë. Shumë prej tyre
janë të maskuar, fotografitë e tyre janë me fotoshop, morali i tyre është i zbukuruar,edhe
fjalimi i tyre gjithashtu. Ata mbajnë maska ​​dhe pafundësisht janë të sinqertë
në gënjeshtrat e tyre.

Ruhu nga pseudonimet dhe profilet e rreme.
Pronarët e tyre nuk i besojnë vetes, prandaj mos i besoni dikujt që nuk i beson
vetvetes.

Ki kujdes nga huazimi i emrave të të
tjerëve, sepse Allahu i Madhërishëm i di të gjitha sekretet. Në asnjë mënyrë
mos e fyeni atë që ju fyen, sepse ti e përfaqëson veten ashtu, siçe përfaqëson ai
veten e tij. Ju e përfaqëson moralin tënd, kurse ai moralin e tij. Çdo enë
nxjerr erën e asaj që është në të.

Zgjidhe me kujdes atë që do ta shkruash,
sepse ti shkruan, por edhe melekët shkruajnë, Kurse Allahu dëgjon dhe sheh
gjithçka, dhe para Allahut do të japësh llogari.

Një nga qasjet më të lehta të shejtanit
ndaj njeriut është neglizhenca dhe pasioni, dhe pikërisht këto të dyja janë
themeli i internetit.

Dije se kjo gjë nuk është bërë për shkak
të neglizhencës dhe ‘humbjes’ së kohës tënde, por për të të shërbyer ty,
prandaj shfrytëzojeatë dhe mos lejo që ajo të të përdorë ty, dhe bëje që ajo të
jetë dëshmi për ty, dhe jo kundër teje.

Përkthim:
Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK