Connect with us

Lajme

Zaev: U zhgënjyem nga Brukseli, ne dhe Shqipëria i përmbushëm kushtet për negociatat

Publikuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kritikoi Bashkimin Europian për procesin e integrimit. Për Zaev, mos caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE është një zhgënjim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi të dy vendet i kanë përmbushur reformat e kërkuara.

“Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë të përbashkëta, po ashtu edhe rrugëtimin për në BE e kemi të përbashkët. Edhe pse morëm një zhgënjim për arritjet e fundit nga BE, edhe pse ajo është rrugëdalja e vetme e të 2 shteteve për integrim, të 2 vendet e meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin në Bashkimin Europian. Gjithsesi ne po vazhdojmë konsultimet për të përfunduar këtë problematikë që në fakt nuk e dimë se çfarë problemi është, sepse jemi shtete mike, por po punojmë që të gjejmë një zgjidhje dhe shpresojmë që të integrohemi sa më shpejt.”, tha Zaev.

Bullgaria është vendi që po mban peng integrimin e Maqedosisë së Veriut, por Zaev është i bindur se kjo pengesë do të kapërcehet pasi dy shtetet shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje miqësie.

Duke u ndalur tek takimi i radhës për Minishengenin Ballkanik që do të mbahet në janar, kryeministri Zoran Zaev bëri një apel për Kosovën.

“Përderisa po flasim për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë duam t’i bëjmë thirrje Kosovës t’i bashkëngjitet kësaj iniciative për të mirat e rajonit. Shpresoj që edhe Mali i zi dhe Bosnja Hercegovina t’i bashkohen kësaj iniciative pas Kosovës.”, tha Zaev.

Deklaratat kryeministri Zaev i bëri nga Bashkia e Pustecit ku vizitoi nxënësit e komunitetin maqedonas të cilëve u dhuroi libra për mësimin e gjuhës amtare.

.

Shqipëri29 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme1 hour ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri3 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë4 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme4 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë5 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme7 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

NA NDIQ NË FACEBOOK