Connect with us

Lajme

Zaev tregon se kur mund të ketë takim liderësh

Publikuar

më

Deri në fund të vitit do të ketë takim liderësh, për ta diskutuar veton bullgare dhe krizën e pandemisë. Nëse Presidenti, Pendarovski nuk e organizon takimin, Zaev tha se këtë do ta bënte ai.

Por kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski shprehu frustrimin ndaj Pendarovskit i cili kishte neglizhuar kaq kohë iniciativën e opozitës për harmonizim të një pozicioni kombëtar ndaj Sofjes.

Mickoski i prerë se do të ulet në takimin e thirrur nga Zaev, por pa Pendarovskin. Ndërkohë kryeministri më herët kishte deklaruar se nuk ka nevojë për takim liderësh dhe se nuk i duhet Mickoski për t’u zënë me Borisovin, përcjell Alsat.

NA NDIQ NË FACEBOOK