Connect with us

Lajme

Rama: Partia e Metës, pas dhunës në protesta

Publikuar

më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi drejtpërdrejtë presidentin Ilir Meta se qëndron pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë dhe se po i paguan protestuesit.

“Policia e shtetit nuk është një lukuni njerëzish të mbledhur më Lekë dhe të nxitur dhe orkestruar nga Presidenti i Republikës. Akoma nuk e ka dënuar dhunën del edhe një orë përpara lajmit se po i vjen fundi i botës nga kjo lukuni dhe inkurajon lukuninë dhe vë gishtin mbi policinë. Prova janë fjalët e Presidentit të Republikës që është nxitës dhe orkestrues, e pandodhur ndonjëherë që një parti politike dhe kjo është partia e Presidentit të përdor minorenët dhe patjetër edhe të joshur edhe me para për të marr rrugët edhe për të bërë ato që bëjnë”.

Rama nuk lë jashtë akuzave dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.

“Së bashku me atë tjetrin ish-President i Republikës, ish-Kryeministër, që sot e gjithë ditën është krenar që ka vrarë njerëz dhe i vjen keq që nuk ka vrarë akoma më shumë njerëz. Bashkë me Monikën dhe me atë tjetrin, se ai ha përshesh dhe pret të bëhet dhëndër.”

Këto akuza kryeministri i bëri teksa vizitoi policët e plagosur gjatë dy ditëve të protestës dhe bëri të qartë se dhuna nuk do të tolerohet më.

“Kjo nuk do të thotë që këtu u gjet sheshi për të bërë përshesh…”

Kryeministri nuk pranoi të flasë për emrin e zëvendësuesit të Sandër Lleshajt, një proces ky për të cilin pati dhe një takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, gjatë paradites së kësaj të premte.

Por më herët në disa postime në rrjetet sociale ai tha jo të prerë protestuesve që kërkojnë tani dhe dorëheqjen e kreut të Policisë Ardi Veliu e për ta përforcuar këtë vendim të tij, në vizitën e policëve të plagosur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ishte në krah të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë./Tv Klan

.

Shqipëri1 hour ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA2 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme3 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri5 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme6 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri7 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme8 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni9 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri10 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni11 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni11 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme11 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK