Connect with us

Lajme

Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore, jo t’i çojë njerëzit në Hagë

Publikuar

Ish-ambasadori i SHBA’së në Berlin dhe emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një diskutim online të mbajtur në fillim të dhjetorit ka thënë se Kosova duhet të punojë që sundimi i ligjit të funksionojë brenda shtetit, dhe jo t’i delegohet dikujt jashtë duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës. Ai gjithashtu ka thënë se rajoni i Ballkanit duhet të kalojë ‘fazën emergjente’ dhe SHBA’ja më pas të rikonsiderojë prezencën ushtarake dhe t’i tërheq 600 ushtarët që shërbejnë që nga viti 1999.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richarard Grenell, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një diskutim online me anëtarët e Qendrës për Marrëdhënie dhe Politika Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Institut për Politika dhe Strategji. Aty Grenell ka folur për raportet Prishtinë-Beograd teksa ka thënë se njerëzit nuk duhet të zvarriten në të kaluarën, shkruanThe Tartan.

Grenelli ka thënë se prej kohës kur ka qenë shumë i afërt me Presidentin Trump dhe me Sekretarin e Shtetit, të dyja palët e bisedimeve i janë afruar atij dhe kanë shprehur dëshirë për vëmendje të nivelit të lartë gjatë negociatave. Ai ka shtuar se palët kanë diskutuar për rritjen në të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik, veçanërisht për zemërimin që kanë për mungesën e fokusit në zhvillimin e rajonit.

Më tutje, ai e ka pranuar se palët nuk kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes politike dhe për këtë arsye, fokusi i ekipit të tij ka qenë në ekonomi. “Ne nuk ishim në atë pikë që të krijonim një zgjidhje politike”, citohet të ketë thënë Grenelli, duke shtuar se ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës dhe që, siç u shpreh ai, njerëzit të mos zvarriten në të kaluarën.

Grenelli gjithashtu kishte theksuar se negociatat mes palëve ishin të vështira. Sidoqoftë, ai ka potencuar se marrëveshjet për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor janë bazë e mirë për arritjen e marrëveshjeve më të mëdha, si Marrëveshja për Normalizim Ekonomik, e cila, sipas tij, kërkon që Shtetet e Bashkuara të gërmojnë thellë në fondacione.

Ai ka përsëritur se mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është biseduar për shkëmbimin e territoreve dhe se të dyja palët janë pajtuar për t’i bërë më të llojllojshme burimet e tyre të energjisë. Grenelli ka thënë se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.

Sipas tij, kjo do t’i ndihmonte dinamikat politike dhe do të ndikonte në kursimin e të hollave, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në gjykata ndërkombëtare. Duke folur për një “konflikt të perceptuar”, Grenelli ka thënë se Ballkani duhet të kapërcejë “fazën emergjente’ dhe se më pas Shtetet e Bashkuara duhet ta shqyrtojnë zhvendosjen e mbi 600 trupave që ka aktualisht në Kosovë.

.

Lajme29 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni1 hour ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK